Situata në Gaza është “apokaliptike” dhe ekziston një “rrezik i shtuar” për kryerjen e krimeve mizore”. Ishte ky paraljmërimi i shefit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Volker Turk i kërkoi Izraelit dhe Hamasit që urgjentisht të marrin masa për të ndaluar kryerjen e shkeljeve të tilla, shkruan Sky News.
“Kolegët e mi e kanë përshkruar situatën si apokaliptike. Në këto rrethana, ekziston një rrezik i rritur i krimeve mizore.”, tha Turk.
Ai është pyetur gjithashtu për heqjen e vizave nga Izraeli për disa zyrtarë të OKB-së dhe ndikimin që ka në hetimin e veprave të tilla.
Turk theksoi se është më e lehtë për OKB-në të hetojë krimet pasi “pluhuri të qetësohet” dhe gjithmonë do të ketë “mungesë bashkëpunimi” nga disa palë./abcnews.al