Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shefi i OKB-së nis lëvizjet për paqe, takon Putinin në Moskë më pas Zelenskyn në Kiev

schedule07:34 - 23 Prill, 2022

schedule 07:34 - 23 Prill, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet me liderët rusë dhe ukrainas javën e ardhshme.

Të martën, Guterres pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe të ketë një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në Moskë.

Më pas ai do të shkojë  në Kiev të enjten për të takuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Shefit të OKB-së i është bërë presion kohët e fundit për të marrë një rol më aktiv në ndërmjetësimin e konfliktit.

Në letrat drejtuar të dy udhëheqësve përmes misioneve të tyre në OKB, ai bëri thirrje për diskutime të “hapave urgjente për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit”.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë anëtarë themelues të OKB-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!