Shefi i kuzhinës zbulon pse nuk duhet t’i mbajmë vezët në frigorifer, teoria e tij do t’ju habisë

schedule22:54 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 22:54 - 1 Dhjetor, 2022

Shefi i njohur britanik James Martin këshillon që vezët të mos mbahen në frigorifer, sepse sipas tij kjo ndikon në shijen e tyre. “Arsyeja është se vezët ‘thithin’ erën e ushqimeve të tjera në frigorifer, gjë që mund të ndikojë në shijen e tyre”, shpjegoi ai.

Domethënë, lëvozhga e vezës është poroze, kështu që mund t’i ‘marrë’ aromat e tjera dhe ky kuzhinier shpesh e përdor këtë në restorantin e tij për të përmirësuar omëletat.

“Kur për shembull kam tartuf, i vendos në një tas me oriz dhe sipër vendos vezët, më pas i mbuloj të gjitha me letër transparente dhe i lë gjithë natën. Kur i thyej vezët që ishin pranë tartufit dhe bëj një omëletë vetëm me to, do të ketë shije sikur të ishte bërë me tartuf”, tha James.

Ku është vendi më i mirë për t’i mbajtur vezët?

Sipas këshillave të agjencisë së standardeve ushqimore, është mirë që vezët të ruhen në frigorifer, por nëse sipas këshillave të shefit të kuzhinës, dëshironi ta shmangni këtë, është e rëndësishme t’i mbani ato në një vend të freskët dhe të thatë, ku temperatura nuk ndryshon papritur. /abcnews.al