Shefi i juntës së Mianmarit viziton Moskën, nënshkruan memorandumin për energjinë bërthamore

schedule08:27 - 14 Korrik, 2022

schedule 08:27 - 14 Korrik, 2022

Kreu i juntës ushtarake të Mianmarit vizitoi Moskën në një takim privat me zyrtarë nga agjencitë ruse të hapësirës dhe ato bërthamore.

Ai nënshkroi një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në energjinë bërthamore sipas ministrisë së informacionit.

“Min Aung Hlaing fluturoi në Moskë të martën për një vizitë private”, tha ambasada ruse në Mianmar për agjencinë e lajmeve Interfax.

“Ai planifikon të marrë pjesë në hapjen e një qendre kulturore të Mianmarit”,  thuhet në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!