Shefi i hematologjisë: Arjani nuk kishte sëmundje të tjera, u infektua me Covid-19 në punë

schedule20:33 - 30 Qershor, 2020

schedule 20:33 - 30 Qershor, 2020

Mjeku Arjan Pushi humbi jetën ditën e sotme, duke shënuar viktimën e parë në vend nga bluzat e bardha për shkak të koronavirusit.

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Arben Ivanaj, shef i hematologjisë në QSUT tha se Pushi nuk kishte sëmundje të tjera.

I prekur nga ndarja nga jeta e kolegut të tij, Ivanaj tha i përlotur se janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur, ndërsa kishte 15 ditë i shtruar te Infektivi dhe 48 orët e fundit ishte rënduar.

“Ishte një humbje e papritur. Nuk kishte sëmundje të të rëndë përveç hipertension të nivelit të parë. por ky virus ëhstë i pabesë. Ishte një traumë për ne. Ishte traumë për të gjithë kolegët. Por sigurisht një traumë është për familjen e Arjanit.  

Kishte 15 ditë i shtruar tek Infektivi. Prej një jave ishte rënduar, dhe prej 48 orësh ishte i intubuar. Nuk arriti t’ja dilte”, u shpreh ai.

Më tej, mjeku deklaron se Pushi u infektua në punë. “Arjani është pedagog i fakultetit të mjekësisë. Ka gati një vit që nuk punon me të sëmurët çdo ditë në pavion. Por është infektuar në punë. Vendi i infektimi, ku e mori kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është përkushtimi i tij në punë.

Dosja e tij mjekësore nuk mund të bëhet publike. Arjani ka marrë mjekim më të mirë të mundshëm. Ai vdiq në duart e kolegëve, ata kanë thënë na fal Arjan se s’të shpëtuam dot, por këtë e thonë nga dhimbja. Arjani iku, fatkeqësisht na la”, u shpreh ai.

Ivanaj u shpreh më tej dha shifrat e mjekëve të infektuar në pavionin e hematologjisë në QSUT.

“Në Shqipëri është humbja e parë në sistemin mjekësor, kanë humbur jetën shumë nga kolegët tanë jashtë. Pa folur edhe për mjekun e parë në Kinë, që e pagoi me presekutim politik. Aktualisht ne kemi në pavionin ku unë punoj mjekë të infektuar, kemi 2 specializantë, kemi 11 personel të mesëm mjekësor  të infektuar për të cilët rishpreh respektin maksimal duke u uruar kthim të shpejtë në punë. Këta njerëz u infektuan në punë, pavarësisht se e dinin rrezikun.

Dosja mjekësore e profesorit si pacient ruhet. Kryesori ka vdekur nga koronavirusi. Dosja klinike e një pacienti nuk është publike. Ky virus nuk bën seleksionime”, u shpreh ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!