Shefi i Hamasit takohet me ministrin e Jashtëm iranian, bisedimet për lirimin e pengjeve do të vazhdojnë

schedule08:25 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 08:25 - 20 Dhjetor, 2023

Shefi i Hamasit zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Iranit, përpara se të kryejë një udhëtim në Egjipt për diskutime të mëtejshme mbi një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve.

Ismail Haniyeh u fotografua duke shtrënguar duart dhe duke qeshur me Hossein Amir-Abdollahian në Doha të Katarit, shkruan Sky News.

Haniyeh do të udhëtojë për në Egjipt në orët e ardhshme, me bisedimet për një marrëveshje të re deri diku në bllokim pas disa përparimeve fillestare.

Hamasi deklaroi se nuk do të negociojë derisa Izraeli të vazhdojë luftën e tij në Gaza.

Disa udhëheqës të lartë të Hamasit jetojnë në Katar, ndërsa Yahya Sinwar i drejton operacionet e tij brenda vetë Gazës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!