Shefi i EULEX-it jep detaje lidhur me zbatimin e marrëveshjes për targat

schedule21:33 - 4 Tetor, 2021

schedule 21:33 - 4 Tetor, 2021

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark ka dhënë detaje lidhur me zbatimin e pikës së dytë të marrëveshjes për targat në pikat kufitare Kosovë-Serbi, e arritur me ndërmjetësimin e Brukselit.

Wigemark, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, është shprehur se ekipet monitoruese kanë vizituar sot gjashtë pikat e përbashkëta kufitare dhe se marrëveshja po zbatohet.

“Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin e marrëveshjes”, shkruan Wigemark në Twitter.

Pika e dytë e marrëveshjes për vendosjen e ngjitëseve në elementet shtetërore të Kosovës e Serbisë, nisi zbatimin që nga e hëna.

Deri më 8 tetor, automjetet të cilat nuk fshehin simbolet shtetërore në Kosovë do të dënohen sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!