Sheffield FC, klubi më i vjetër në historinë e futbollit feston sot datën e krijimit

schedule11:01 - 24 Tetor, 2023

schedule 11:01 - 24 Tetor, 2023

Më 24 tetor 1857, futbolli lindi në qytetin e Sheffield, ose më saktë, në Parkfield House, në periferi të Highfield.

Në këtë datë, një grup futbollistësh amatorë u takuan në Parkfield House dhe themeluan Sheffield FC, klubin më të vjetër të futbollit në botrë.

Klubi u konceptua nga Nathaniel Creswick dhe William Prest, dy anëtarë të një klubi krikët në Sheffield, të cilët po kërkonin një mënyrë për të qëndruar në formë gjatë dimrit. Dy personat në fjalë ishin gjithashtu përgjegjës për hartimin e rregullave të lojës së klubit, të cilat nuk përfshinin dispozitë jashtë loje dhe futën goditjet e lira për faull.

Klubi miratoi zyrtarisht ato rregulla më 21 tetor 1858 dhe ato u përdorën më pas nga disa klube në Anglinë e Veriut. Sheffield iu bashkua Shoqatës së Futbollit në 1863, por vazhdoi të përdorte rregullat e veta derisa miratoi rregullat e Federatës Angleze në vitin 1878.

Kur FA lejo futbollin profesionist në 1885, Sheffield mbeti një klub amator, duke filluar rënien e tij.

Në vitin 2004, Sheffield u bë një nga vetëm dy klubet që kanë marrë ndonjëherë Urdhërin e Meritës nga FIFA, ndërsa klubi tjetër është Real Madrid./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!