SHBA vlerësoi Dvoranin, Meta: Faleminderit Amerikë, ne do të vazhdojmë rrugën tonë të demokracisë

schedule21:20 - 1 Prill, 2021

schedule 21:20 - 1 Prill, 2021

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, Presidenti Ilir Meta, ka folur me tone të larta për sa i përket vlerësimit nga DASH si kampion antikorrupsioni të ish-kreut të KED dhe anëtarit të Gjykatës së lartë Ardian Dvorani. Ai ka hedhur akuza edhe ndaj disa ndërkombëtarëve dhe disa prej prezencës së tyre në Shqipëri duke i cilësuar si “mafia ndërkombëtare”

Presidenti nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe shqiptarë. Secili është zot në shtëpinë  e vetë. Do bëhet çdo gjë sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Ata që kanë shkelur kushtetutën e kanë vendin në burg. Për bashkëpunëtorët që janë vendas dhe të huaj. Turp të kenë ata të korruptuar që bashkuan me Edi Ramën dhe bllokuan gjykatën Kushtetutës. I dhanë pushtet një gangsteri si Edi Rama” ka thënë Meta.

Më tej Meta ka shtuar se ai si President nuk pyet për ndërkombëtar pasi sipas tij është në të drejtën e tij Kushtetuese. Meta ka bërë edhe një paralajmërim për ata që i ka cilësuar si “mafia ndërkombëtare” duke thënë se duhet të bëjnë kujdes, pasi sipas tij Shqipëria nuk është eksperiment.

President nuk pyet për asnjë njeri në botë. Vetëm për Kushtetutën. Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar. Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti për mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental. I ka ftuar Ilir Meta të tjerët. Kush e di vendin tonë eksperimental do ketë përgjigje. Nuk do të jetë më një shtet ambasadash dhe horrash që tallen me Shqipërinë. Barazia para ligjit ka në themel barazinë para votës. Sigurisht që s’ka si të ketë drejtësi ku kandidatë e Shijakut i ke sërish. Nuk ka asnjë arsye. Sa vite ka që heton. Janë arrestuar edhe ata që kishin vdekur” ka thënë më tej Meta.

Mafia Ndërkombëtare është që dy here komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit. Mafia është ajo që nxori tjetër deklaratë sapo mbaroi çështja dhe pasi ndërhyri Presidenti dhe ata reporterët ca keni nxjerr tjetër për tjetër. Rezolutën ë fundit të kushteve e ndryshuan dhe nxorën diçka tjetër. Që doli Taultani dhe tha. Paguaj për të bërë një deklaratë tjetër gjë. Nuk i çelin se mund të blesh një deputete të CDU CSU po Bundestagun nuk e blen dot. Mund të blesh një ambasador që të bëjë një deklaratë ndryshe nga vendi i vet.”

Meta gjatë fjalës së tij ka ashpërsuar gjuhën duke thënë se Ardian Dvorani është një një shkelës i Kushtetutës dhe do të shkojë në burg. “Ardian Dvorani është dhunues i Kushtetutës dhe që në bashkëpunim me disa diplomatë të korruptuar bëri atë që bëri. Ardian Dvorani do shkoje nëburg, nuk ka shpëtim” ka thënë Meta.

Nuk më intereson asgjë fare. Nuk më intereson fare ca ka thënë se unë e kam parë vetë. Ai është autori kryesor dhe duhet të kishte vajtur në burg. Për atë incident dhe mungesë transparence për KED dhe ndryshim të qëllimshëm të renditjes. Do i sqarojmë. Të blejnë këtë të doje. Nuk e ble dot dhe nuk e tremb dot. Këtu e ka Presidentin. Mos u merrni me këto gjëra. Dvorani është dhunues i Kushtetutës. Në bashkëpunim me Edi Ramën dhe me disa ndërkombëtar.

Ardian Dvorani do shkojë në burg. Do dalin me sms dhe me email që ka. Ne e dimë sa u pagua për të takua Bilalin. E dimë që paguhet. Ka një proces gjyqësor mund të takohem me dikë dhe unë. Ku di unë çfarë është ai. Vetëm vota e lirë do sjellë barazi. Mbaroj historia. Nuk kam asnjë lidhje me DASH nëse Amerika na thotë jeni mirë do i themi faleminderit një parti shtet. N e SHBA e shohim si simbol të lirisë dhe demokracisë dhe për Kosovën. Por raporti ynë nuk është sic mund të mendojë kushdo”  ka thënë Meta. E.L /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!