SHBA vendosi sanksione ndaj Dodik, reagon Blinken

schedule17:21 - 5 Janar, 2022

schedule 17:21 - 5 Janar, 2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas vendosjes se sanksioneve të reja amerikane ndaj Milorad Dodik, Milan Tegeltijas dhe Mirsad Kukic.

Blinken përmes Tëitterit ka shkruar se Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit publikisht kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës.

“Departamenti amerikan i Shtetit dhe Thesari Amerikan publikisht kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës për korrupsion dhe sjellje destabilizuese. ShBA-ja mbetet e përkushtuar në angazhimin për një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës”, ka shkruar Blinken.