SHBA vendos sanksione ndaj kartelit meksikan, ofron shpërblim 8 milionë dollarë për informacione

schedule22:53 - 15 Prill, 2025

schedule 22:53 - 15 Prill, 2025

Departamenti i Thesarit të SHBA vendosi të martën sanksione ndaj drejtuesve të kartelit meksikan La Nueva Familia Michoacana, ndërsa Departamenti i Shtetit shpalli shpërblime deri në 8 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në arrestimin e tyre.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) në kuadër të Departamentit të Thesarit sanksionoi katër persona të lidhur me këtë kartel droge, i cili nga SHBA klasifikohet si një “organizatë terroriste e huaj”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Të sanksionuarit, të gjithë vëllezër, përfshijnë bashkë-udhëheqësit e grupit: Johnny Hurtado Olascoaga dhe Jose Alfredo Hurtado Olascoaga, sipas Departamentit të Thesarit.

Qeveria amerikane thotë se karteli ka trafikuar fentanil, metamfetaminë, heroinë dhe kokainë drejt SHBA-së dhe ka pastruar fitimet nga këto aktivitete të paligjshme përmes sistemit financiar amerikan.

Gjithashtu, karteli është përfshirë në zhvatje, rrëmbime personash dhe vrasje, sipas autoriteteve amerikane.

Një muaj pasi presidenti republikan Donald Trump mori detyrën, SHBA klasifikoi shumë kartele droge si “organizata terroriste globale” dhe rriti masat për zbatimin e ligjit të imigracionit.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!