SHBA – Turqi në bisedime për pezullimin e programit F-35

schedule12:40 - 28 Tetor, 2021

schedule 12:40 - 28 Tetor, 2021

Një delegacion i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së u takua në Ankara në 27 tetor për të diskutuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë lindur pas përjashtimit të Turqisë nga programi F-35, i cili u finalizua në 23 shtator. Delegacioni turk përbëhej nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Sipas një deklarate të Pentagonit, “Takimi demonstron përkushtimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund përfshirjes së Turqisë në programin F-35. “Diskutimet kanë qenë produktive dhe delegacionet planifikojnë të takohen përsëri në muajt e ardhshëm në Uashington.”

Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se pret të takohet me Presidenti Biden gjatë konferencës së ardhshme të Kombeve të Bashkuara për klimën për të diskutuar anulimin e SHBA-së të një dërgese me avionë luftarakë F-35.

Erdogan u tha gazetarëve të mërkurën se ai shpresonte të takohej me Biden gjatë samitit të G-20 në Romë, por “me shumë gjasa” do të takohet në samitin e klimës, të quajtur COP26, në Glasglow. Ankaraja kishte porositur 100 avionë luftarakë F-35 nga SHBA, por Uashingtoni ndaloi dërgimin e avionëve në prill 2019 në një përpjekje për ti bërë presion Turqisë që të mos blejë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400.

Komentet e Erdogan erdhën disa ditë pasi udhëheqësi turk u tërhoq nga një kërcënim për të dëbuar ambasadorët e SHBA-së dhe nëntë vendeve të tjera perëndimore për mbështetjen e tyre për Osman Kavala, një aktivist dhe filantrop i burgosur, duke zbutur një krizë të mundshme diplomatike.

SHBA-ja ka paralajmëruar se sistemi rus mund të dëmtojë aleancën e NATO-s për shkak të aftësisë së tij për të zbuluar informacione të detajuara rreth avionëve F-35.  Sipas Uashingtonit  sistemi rus rrezikon sigurinë e F-35./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!