Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA/ Trump përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

schedule15:37 - 6 Mars, 2025

schedule 15:37 - 6 Mars, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump mund të vendosë këtë javë për të ndërmarrë hapat e parë për të mbyllur Departamentin e Arsimit, pasi ai duket të zvogëlojë në mënyrë dramatike stafin e qeverisë federale.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë përgatitur një urdhër ekzekutiv që udhëzon Sekretaren e Arsimit Linda McMahon të fillojë procesin e “çmontimit” të departamentit.

Trump mund ta nënshkruante dokumentin që të enjten, por planet ende nuk ishin finalizuar, shkruan CNN.

“Republikani ka sinjalizuar prej kohësh synimin e tij për të mbyllur departamentin, por eliminimi i plotë i tij do të kërkojë që Kongresi të veprojë”, tha McMahon gjatë seancave dëgjimore të konfirmimit në fillim të këtij viti.

Ndërsa thirrjet për të shfuqizuar Departamentin e Arsimit ose për ta bashkuar atë me një agjenci tjetër federale nuk janë të reja, lëvizja historikisht ka dështuar të marrë mbështetje nga Kongresi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!