SHBA teston për herë të parë raketën hipersonike në Paqësor

schedule12:56 - 21 Mars, 2024

schedule 12:56 - 21 Mars, 2024

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë testuar për herë të parë një raketë hipersonike në Paqësor, në atë që analistët thonë se është një sinjal për Kinën se Uashingtoni ende konkurron në një arenë armësh.

Më 17 mars, një bombardues B-52 që fluturonte nga baza e Forcave Ajrore Andersen në ishullin Guam lëshoi “një raketë hipersonike”, konfirmoi një zëdhënës i Forcave Ajrore në një deklaratë për CNN.

Testi i armës hipersonike, i quajtur zyrtarisht Arma e Reagimit të Shpejtë me lëshim ajror (All-Up-Round AGM-183A), u krye në qendrën testuese Reagan në Këajalein Atoll në Ishujt Marshall, pothuajse 1,600 milje (2,600 kilometra) në lindje të Guamit, thuhet në deklaratë.

Testet e mëparshme ARRË janë kryer jashtë territorit të SHBA. ARRË përbëhet nga një motor përforcues rakete dhe një mjet rrëshqitës hipersonik, i cili mban një kokë konvencionale.

Raketa hipersonike udhëton me shpejtësi më të madhe sesa ajo prej 5 Mach, ose afërsisht 6.500 kilometra në orë, duke i bërë ato të vështirë për t’u zbuluar apo lokalizuar në kohë.

Gjithashtu manovrojnë dhe ndryshojnë lartësinë, duke i lejuar të shmangin sistemet aktuale të mbrojtjes raketore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!