SHBA, shtyhet gjyqi për vdekjen e George Floyd

schedule08:21 - 9 Mars, 2021

schedule 08:21 - 9 Mars, 2021

Të hënën, një gjykatë amerikane shtyu fillimin e procesit të zgjedhjes së jurisë për gjyqin e Derek Chauvin  për vrasjen e George Floyd.

Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.

Përzgjedhja e jurisë u shty pasi gjykatësi është duke pritur një vendim të gjykatës së apelit, për të shtuar ose jo një akuzë të re. Ekspertët ligjorë kanë deklaruar se shtimi i një akuze të shkallës së tretë mund ta bëjë më të lehtë për prokurorët që të japin dënimin.

Përzgjedhja e jurisë pritet të zgjasë rreth tri javë, ndërsa gjyqi do të fillojë më 29 mars, më shumë se 370 dëshmitarë pritet  të dëshmojnë./abcnews.al