Senatori demokrat në Shtetet e Bashkuara, Al Franken, i akuzuar për ngacmime seksuale, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. “Asgjë që kam bërë si senator nuk ka çnderuar në këtë institucion”, u shpreh ai në Senat. Ndërsa më tej ai shton se disa akuza nuk janë të vërteta dhe disa ngjarje ai i kujton në një mënyrë tjetër. Vendimi i senatorit Franken vjen pas kërkesave të shumta për dorëheqjen e tij nga kolegët demokratë. Franken është politikani i parë në SHBA që dorëhiqet në sajë të akuzave për ngacmime seksuale./abcnews.al
SHBA, Senatori demokrat Al Franken dorëhiqet pas akuzave për ngacmime seksuale

schedule20:32 - 7 Dhjetor, 2017
schedule 20:32 - 7 Dhjetor, 2017