SHBA/ Republikanët sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve

schedule22:09 - 13 Nëntor, 2024

schedule 22:09 - 13 Nëntor, 2024

Republikanët kanë fituar shumicën e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve, që do të thotë se do të kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit kur Donald Trump të marrë detyrën në Janar.

Më konkretisht, republikanët siguruan 218 mandate ndërsa demokratët janë në pakicë me 208 mandate nga gjithsej 435. Rezultatet priten për 9 mandate të tjera. Një ditë pas zgjedhjeve, më 6 nëntor, republikanët morën kontrollin e Senatit, duke fituar një shumicë prej 51 vendesh nga gjithsej 100.

Dominimi elektoral republikan zvogëlon shumë çdo përpjekje të ardhshme nga demokratët për të kufizuar ndikimin dhe politikat e ardhshme të Trump.

Presidenti i sapozgjedhur do të ketë mbështetjen e plotë të të dy degëve të qeverisë amerikane dhe për këtë arsye, realizimi i prioriteteve të tij politike në muajt në vijim pritet të jetë i qetë. Sipas analistëve, ky zhvillim ndoshta do të thotë se do të ketë një konfirmim të shpejtë të kandidatëve për kabinetin e tij, por edhe të gjyqtarëve.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Trump siguron një shumicë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat. Partia Republikane kontrolloi të dy dhomat e Kongresit në 2017 dhe 2018 kur Trump mori detyrën për herë të parë./abcnews.al