“SHBA, partnere me Kosovën”, Hovenier para largimit: Duam ta shohim Kosovën të përparojë

schedule15:22 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 15:22 - 27 Dhjetor, 2024

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën. Ky ishte mesazhi i fundit i Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier pas takimit lamtumirës me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke shtuar se ai deshion ta shoh Kosovën të përparojë.

“Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si Ambasador i SHBA-së këtu për këto tre vite dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë.”, tha Hovenier.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani tha se angazhimi i Hovenierit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka qenë i pandalshëm. Osmani theksoi se miqësia me SHBA-të bënë që shteti i Kosovës të ecën përpara në mbrojtjen e plotë të integritetit territorial.

“Ka qenë kënaqësi e veçantë që të bashkëpunojmë në këto tri vite. Që të punojmë shumë afër në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të SHBA-ve dhe mbi të gjitha në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë…Po e përfundojmë sot këtë takim lamtumirës me po të njëjtin veprim duke nderuar presidentin Rugova, atin themeltar të Republikës tonë. Dëshmoj se kur ke miq të fuqishëm pranë, kur ke miqësi që janë të bazuara në vlera, atëherë edhe populli i Kosovës edhe shteti i Kosovës, shteti sovran në mbrojtje të plotë të integritetit territorial ecën përpara.”, u shpreh Osmani.

Bashkë me presidenten Osmani, ambasadori në largim i SHBA-ve në Kosove bëri homazhe te shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!