Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA paralajmëron Iranin/ Teherani refuzoi armëpushimin, SHBA: Do përjetoni ferrin

schedule23:02 - 25 Mars, 2026

schedule 23:02 - 25 Mars, 2026

Irani do duhet të pranoje humbjen dhe të negocioje ose në të kundërt do të përballet me ferrin e sulmeve amerikane në të gjitha frontet. Kjo ishte përgjigja e Shteteve te Bashkuara të Amerikës pasi Teherani refuzoi planin e armëpushimit me 15 pika të propozuar nga Washingtoni.

Ishte Karlolinë Leavit, sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë që bëri këtë deklarate mbrëmjen e kësaj të mërkurë teksa tha se Shtetet e Bashkuara kanë përmbysur synimet e tyre me sulmet në Iran dhe se besojnë se konflikti do përfundojë brenda 6 javëve.

Ministri i Jashtëm Iranian Abas Aragchi deklaroi se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një sërë mesazhesh Teheranit përmes negociatorëve të ndryshëm por sipas tij diçka e tille nuk do të thotë se mes palëve ka negociata.



Pasi refuzoi planin me 15 pika te paqes nga Shtetet e Bashkuara, Irani i dha Pakistanit një kundërplan me 5 pika ku kërkohet që Shtetet e Bashkuara të dëmshpërblejnë Iranin për dëmet e shkaktuara nga sulmet e deri tanishme, sovranitet i Iranit mbi ngushticën e Hormuzit,  garanci për ndërprerje të sulmeve të ardhshme nga Shtetet e Bashkuara, mbyllje të armiqësive në të gjitha frontet dhe gjithashtu që të mos jetë Washingtoni ai që do të vendosë se kur do të përfundojë kjo luftë.

Mediat ndërkombëtare kishin raportuar se plani me 15 pika për armëpushim nga Shtetet e Bashkuara kërkonte që për Irani të nxirrte nga funksioni dhe të pranonte të shkatërronte  objektet e tij për pasurimin e Uraniumit në Natanz, Isfahan dhe Fordow. Këto akte do të mbikëqyreshin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Washingtoni kërkonte në planin e tyre gjithashtu që Teherani të ndërpriste financimin dhe përdorimin e grupeve militante në rajon përfshirë Hamas ne Gaza, Hezbollah ne Liban dhe Huthit në Jemen. Ishte presidenti Amerikan Donald Trump i cili foli për herë të parë për një plan me 15 pika ku parashikohej se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetej e Hapur dhe të përbente një zone të lire Detare.

Plani që Shtetet e Bashkuara kërkonin të zbatohej përfshinte gjithashtu kufizime mbi programin raketor te Iranit  si në sasi ashtu edhe në rrezen e tyre të veprimit.

Shtetet e Bashkuara kishin përfshirë në planin e tyre të paqes edhe mundësinë e ndihmës ndaj Iranit që ai të zhvillonte një program bërthamor civil që do të përdorej vetëm për të prodhuar energji elektrike, ndërsa pjese e marrëveshjes së propozuar do të ishte edhe fakti që Washingtoni do të hiqte të gjitha sanksionet ndaj Teheranit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!