Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘SHBA nuk e filloi luftën, por do e përfundojë’/ Hegseth: Operacioni në Iran, më i sakti në histori

schedule15:32 - 2 Mars, 2026

schedule 15:32 - 2 Mars, 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi se SHBA nuk e filloi luftën kundër Iranit, por se do ta përfundojë atë.

Nga Pentagoni, Hegseth u shpreh se regjimi iranian ka bërë luftë kundër SHBA-së për 47 vjet, por nuk e ka deklaruar këtë hapur, shkruan Sky News.

“Ata e bënë këtë me gjakun e popullit tonë. Bomba në Bejrut, sulme me raketa ndaj anijeve tona, vrasje në ambasadat tona, bomba në anë të rrugës në Irak dhe Afganistan, të financuara dhe të armatosura nga Forcat iraniane Quds dhe vrasësit e Gardës Revolucionare”, theksoi ai.



Ai e quan operacionin ajror amerikan kundër Iranit më vdekjeprurës, më kompleks dhe më i sakti në histori.

Sipas tij, Irani po ndërtonte raketa dhe dronë të fuqishëm për të krijuar një mburojë konvencionale për ambiciet e tyre lidhur me armët bërthamore.

Irani na kishte vënë një armë konvencionale në kokë, ndërsa përpiqeshin të gënjenin për të krijuar një bombë bërthamore”, shtoi Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian.

Nga sulmi mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!