SHBA nuk do t’i kthejë Ukrainës armët bërthamore

schedule08:46 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 08:46 - 2 Dhjetor, 2024

Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë mundësinë që t’i kthejnë Ukrainës armët bërthamore, ndaj të cilave Kievi hoqi dorë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, thotë Jake Sullivan, Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare.

Zoti Sullivan i bëri komentet pasi u pyet në lidhje me një artikull të gazetës New York Times, të publikuar muajin e kaluar, në të cilin thuhej se zyrtarë perëndimorë, të paidentifikuar, kishin sugjeruar se Presidenti Joe Biden mund t’i kthente Ukrainës armët bërthamore përpara se të largohej nga detyra.

“Kjo nuk po shqyrtohet. Ajo që po bëjmë është shtimi i kapaciteteve të ndryshme konvencionale të Ukrainës, në mënyrë që të mund të mbrohen në mënyrë efikase dhe ta shtyjnë luftën në frontin rus, pa patur kapacitete bërthamore”, tha zoti Sullivan gjatë një interviste të dielën me rrjetin ABC News.

Rusia tha javën e kaluar se ideja ishte “çmenduri absolute” dhe se parandalimi i një skenari të tillë ishte një nga arsyet pse Moska i dërgoi trupa në Ukrainë.