SHBA: Nord Stream 2 i vdekur në fund të detit, Rusia bën teatër, afër pushtimit të Ukrainës

schedule23:30 - 23 Shkurt, 2022

schedule 23:30 - 23 Shkurt, 2022

Gazsjellësi Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë është “aktualisht i vdekur në fund të detit”, tha sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Nuk po ndodh, nuk po ecën përpara”, tha ajo në konferencën për shtyp.

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot sanksione ndaj prodhuesve të gazsjellësit Nord Stream 2 që lidh Rusinë dhe Gjermaninë. Projekti prej 10 miliardë eurosh (8.4 miliardë £) u përfundua shtatorin e kaluar. Vendimi i SHBA vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se tubacioni do të qëndronte i mbyllur në përgjigje të lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës.

Negociatat e Rusisë për “teatrin diplomatik kabuki”

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price i ka quajtur negociatat me Rusinë “teatër diplomatik kabuki” – duke iu referuar dramës japoneze të kërcimit. Rusia “deklaron se janë të përkushtuar për një rrugë diplomatike, ndërsa veprimet e tyre tregojnë të kundërtën”, tha ai në një konferencë në Uashington.

Ai përsëriti se SHBA-ja ishte e përgatitur për të vazhduar negociatat, por vetëm nëse Rusia e merr seriozisht kërkesën për të shmangur luftën. Price i quajti gjithashtu sanksionet e reja të shpallura nga SHBA ndaj Nord Steam 2 “fillimi i përgjigjes sonë”. Ai shtoi: “Pushtimi mbetet potencialisht i afërt”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!