SHBA nis gjuetinë për gjetjen e vrasësit serial që ekzekuton të pastrehët në Nju Jork e Uashington

schedule10:59 - 15 Mars, 2022

schedule 10:59 - 15 Mars, 2022

Një gjueti njerëzore ka nisur të hënën në Nju Jork dhe Uashington për të gjetur një burrë  që dyshohet se kreu një seri sulmesh ndaj të pastrehëve, duke vrarë të paktën dy dhe duke plagosur tre të tjerë.

“Një vrasës i pamëshirshëm është i lirë, por ne do ta ndalojmë dhe do ta fusim në burg”, thanë kryebashkiakët e dy qyteteve amerikane në një deklaratë të përbashkët.

“Është urgjente: ai nuk duhet të plagosë apo të vrasë dikë tjetër ,” shtuan kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams dhe kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Boozer në një konferencë të rrallë të përbashkët shtypi dje.

Ata kërkuan bashkërisht të pastrehët që jetojnë në këto qytete të kërkojnë strehim në qendrat e pritjes deri në arrestimin e autorit të sulmeve.

Dy kryebashkiakët publikuan fotot e të dyshuarit, një burrë me mjekër, i dobët dhe mjaft i ri, me kokë të rruar dhe premtuan të ofrojnë një shpërblim deri në 70,000 dollarë për çdo informacion që mund të ndihmonte në gjetjen e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!