SHBA: Mirëpresim ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga Turqia, por procesi nuk ka përfunduar

schedule22:19 - 24 Janar, 2024

schedule 22:19 - 24 Janar, 2024

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi sot se mirëpret ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO nga parlamenti turk, ndërsa deklaroi se procesi ende nuk ka përfunduar.

“Uashingtoni mezi pret të marrë instrumentin e ratifikimit të Turqisë dhe që Hungaria të ecë përpara me procesin gjithashtu,” shtoi Departamenti i Shtetit.

Zëvendës zëdhënësi i departamentit, Vedant Patel, u tha gazetarëve se administrata Biden ka mbështetur modernizimin e flotës turke F-16, por pranoi se Kongresi i SHBA ka një rol të madh për të luajtur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!