“SHBA, mesazh të detyruar”/ 11 maji, Sefa: Politika amerikane ka ndryshuar. Lela: Nuk u përmend qeveria shqiptare

schedule20:14 - 29 Maj, 2025

schedule 20:14 - 29 Maj, 2025

Juristi Indrit Sefa thotë se mesazhi i amerikanëve për zgjedhjet e 11 majit, ishte ndryshe nga herët e tjera, pasi edhe vetë politika në SHBA ka ndryshuar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sefa u shpreh se liderët e BE, u nxituan me urimet e tyre për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa shefi i zyrës së shtypit në PD, Alfred Lela deklaroi se SHBA ka qenë e angazhuar javën e fundit para zgjedhjeve, me mesazhe në dukje neutrale.

Indrit Sefa: Unë mendoj se mesazhi i ambasadës së SHBA, ishte më shumë si i detyruar nga një klimë politike e ngritur në Shqipëri, e cila thotë, pse nuk po reagojnë amerikanët. Nuk janë më ata që kanë qenë, amerikanët që eksportonin demokracinë. Këtë e bëri të qartë Trump. Janë treguar shumë të kujdesshëm. Të martën, janë certifikuar të gjitha qarqet nga ana e komisionerit. Deri në momentin që nuk ishte bërë deklarata nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë, komisioneri nuk kishte shpallur të gjitha rezultatet e qarqeve. Kur komisionieri, dukesh qartë që rezultatet do shpalleshin, ata mbajtën një qëndrim. Ishte në momentin e duhur. I ndryshëm ishte i BE dhe i liderëve të BE, që erdhën në një samit në Tiranë. Ishin liderët europianë që nxituan, një proces që nuk ishte certifikuar zyrtartisht.

Alfred Lela: Shenjat e ambasadës amerikane në javën e fundit të zgjedhjeve, kanë qenë krejt ndryshe, kanë qenë të angazhimit. Janë një seri postimesh. Unë mendoj që ka pasur angazhim amerikan, javën e fundit para zgjedhjeve, me statuse, që dukeshin neutrale. Kush kupton politikë, e kuptonte që diçka, amerikanët donin ta thonin. Elementi i ri, nuk përmendet qeveria. Ka pakënaqësi, unë këtë lexim kam. Kush i fitoi zgjedhjet? Zgjedhjet nuk i fitoi Mao Ce Duni, as qeveria e Angolës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!