Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA merr vendimin/ Shkurton fondet e sigurisë për vendet baltike

schedule21:16 - 4 Shtator, 2025

schedule 21:16 - 4 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të eliminojnë gradualisht programet e asistencës për sigurinë e ushtrive evropiane përgjatë kufirit me Rusinë, shkruan Financial Times.

Zyrtarë të Pentagonit informuan javën e kaluar diplomatët evropianë se SHBA-të nuk do të financojnë më programet që trajnojnë dhe pajisin forcat e armatosura të vendeve të Evropës Lindore, të cilat do të ishin në vijën e parë në çdo konflikt me Rusinë. Fondet e Pentagonit për programin do të përfundojnë në shtator 2026 dhe administrata nuk ka kërkuar fonde të tjera nga Kongresi.

Lëvizja, shpjegoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, është në përputhje me përpjekjet e presidentit Donald Trump për të “rivlerësuar dhe riorientuar” ndihmën e huaj, bazuar në urdhrin ekzekutiv të lëshuar ditën e parë të mandatit të tij.

Vendet që ka më shumë gjasa të preken nga ulja e fondeve janë Letonia, Estonia dhe Lituania. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!