Gregory Bovino, një nga figurat më të njohura të fushatës së ashpër kundër emigracionit të administratës së presidentit Donald Trump, pritet të dalë në pension në fund të këtij muaji, sipas dy zyrtarëve të Agjencise se Doganave dhe mbrotjes se kufirit që folën për NBC News.
Bovino, i cili drejtonte Patrullën Kufitare dhe ishte bërë një nga fytyrat publike të politikave të forta të emigracionit, u largua nga posti i komandantit të përgjithshëm të Agjencise se Doganavew dhe Mbrojtjes se Kufirit në janar dhe ishte rikthye në detyrën e tij si shef sektori në El Centro, në Kaliforni. Ky ndryshim erdhi pas dy vdekjeve të shtetasve amerikanë dhe pas operacioneve agresive të zbatimit të ligjit të emigracionit në qytete si Minneapolis, Chicago dhe Los Angeles.
Largimi i tij përkon me datën që presidenti Trump kishte njoftuar si ditën e fundit të detyrës për sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Në rolin e komandantit, Bovino raportonte drejtpërdrejt te Noem dhe këshilltari i saj i lartë, Corey Lewandowski.
Sipas raportimeve qe vijne nga burime te ndryshme ne Shtepine e Bardhe Bovino ishte planifikuar prej kohesh qe te largohej pasi ai do te mbushte moshen e detyrueshme per te dale ne pension, qe per kete post eshte mosha 57 vjecare. Email-e të siguruara nga NBC News tregojnë se ai kishte shprehur pakënaqësi gjatë operacioneve në Chicago në tetor, pasi ishte udhëzuar të kryente arrestime “të targetuara” dhe jo operacione të plota kundër emigracionit.
CBS News ishte media e parë që raportoi për planet e tij per te dale ne pension.
Bovino ishte vendosur në qendër të vëmendjes edhe gjatë operacionit “Metro Surge” në Minneapolis, nga ku ai dhe disa agjentë të Agjencise se Doganave dhe Mbrojtjes se Kufirit u tërhoqën në janar. Ai u shfaq edhe në materiale promovuese të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë posterë dhe video të stilit hollivudian që promovonin operacionet kundër emigracionit në Chicago.
Megjithatë, taktikat e tij kanë qenë shpesh objekt kritikash dhe procesesh gjyqësore. Në Chicago, ai u përball me një padi pasi përdori kapsula gazi ndaj turmave të protestuesve. Një gjykatës federal e qortoi pasi agjentët përdorën agjentë kimikë në zona banimi, në kundërshtim me një urdhër gjykate për kufizimin e tyre. Gjykatësi gjithashtu e thirri Bovino në gjykatë pasi konstatoi se ai kishte bërë deklarata të pasakta për kërcënimet që paraqisnin emigrantët dhe protestuesit.
Gjatë operacioneve në Minneapolis u vranë dy shtetas amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti./abcnews.al


