SHBA kërkoi përjashtimin nga zgjedhjet, Tom Doshi ka një mesazh për qytetarët

schedule17:45 - 26 Mars, 2021

schedule 17:45 - 26 Mars, 2021

Deputeti Tom Doshi, që garon në siglën e PSD-së në Tiranë dhe në Shkodër u kërkon qytetarëve që ta votojnë për një tjetër mandat në zgjedhjet e 25 prillit. “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën, votoni nr. 1” shkruan Doshi në një postim në faqen e tij në Facebook.

Emri i Doshit ka qenë kryefjalë në muajt e fundit në Shqipëri. I risjellë në vëmendje nga ambasadorja e SHBA-së pasi pak vite më parë u shpall “non gratta” në Amerikë, Yuri Kim i kërkoi KQZ-së që të mos e regjistronte në zgjedhjet parlamentare, por Ilirjan Celibashi ia kaloi “topin” prokurorisë për të vendosur për fatin e tij.