Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA kërkoi përjashtimin, Doshi: Jam mbështetës i Amerikës, njeriu kyç që kaloi reforma në drejtësi

schedule18:00 - 26 Mars, 2021

schedule 18:00 - 26 Mars, 2021

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ndez motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Tom Doshi hapi fushatën elektorale në kryeqytet me prezantimin e listës së kandidateve të Qarkut Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Tom Doshi bëri të ditur sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën”.

E ndërsa SHBA kërkoi përjashtimin e tij nga zgjedhjet pasi e shpalli “non grata” disa vite më parë, Doshi iu përgjigj ambasadores Yuri Kim duke i thënë sot se është mbështetës i Amerikës dhe se ka qenë njeriu kyç për miratimin e reformës në drejtësi.

PSD është krijuar në 1991, ne jemi parti e qendrës, përfaqësojmë të majtë, të djathtë, të persekutuar, komunistët, të gjithë që kanë bindjet e tyre. Sloganin e kemi “Na jepni besimin t’ju kthejmë shpresën”. Shqiptarët janë të pashpresë, PSD-ja është e vetmja forcë që do t’ju kthejë këtë shpresë. Shqetësimi më i madh është korrupsioni.

Ju citoj thënie të Papës, “korrupsioni është si lebra, që sëmurë dhe vret shpresën”. Unë jam një mbështetës i Amerikës, ka qenë një shpresë për mua që në 1991 por punën më të madhe që ka bërë për shqiptarët, Amerika është reforma në drejtësi. Te kjo reformë unë jam njeriu kyç, që ajo reformë ka kaluar.

Në këto zgjedhje në do të jemi forcë e tretë. Doktori i tamponëve kur më tha që kam bërë 19 mijë tamponë dhe askujt nuk i kam marrë një qindarkë, i thash ku mund të gjej një njeri që mund të përfaqësojë Tiranën më mirë se ty? 19 mijë tamponë me zero lekë, pa ambulancë.

Me makinë të vet. Jeni të gjithë figura të pastra, që s’mund t’ju akuzojë kërkush për korrupsion. Detyra jonë është të dhurojmë edhe buzëqeshje sikur ka thënë edhe Nënë Tereza” tha ai.

Emri i Doshit ka qenë kryefjalë në muajt e fundit në Shqipëri. I risjellë në vëmendje nga ambasadorja e SHBA-së pasi pak vite më parë u shpall “non gratta” në Amerikë, Yuri Kim i kërkoi KQZ-së që të mos e regjistronte në zgjedhjet parlamentare, por Ilirjan Celibashi ia kaloi “topin” prokurorisë për të vendosur për fatin e tij./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!