SHBA-ja sanksionon një individ dhe një kompani të lidhur me familjen e Dodikut

schedule21:31 - 6 Nëntor, 2024

schedule 21:31 - 6 Nëntor, 2024

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një individi dhe një kompanie në Bosnje e Hercegovinë, duke i akuzuar se e mbështesin një rrjet të korrupsionit në Bosnje e Hercegovinë, i cili është duke bërë përpjekje për t’i shmangur sanksionet amerikane.

Zyra amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) tha se ky rrjet është drejtpërdrejt i lidhur me të sanksionuarin Igor Dodik, djalin e Millorad Dodikut, presidentit të sanksionuar të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska (RS).

Njoftimi për sanksione vjen në ditën kur Millorad Dodik e uroi presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për t’i vënë në pah përpjekjet e Dodikut dhe familjes së tij për t’i ruajtur rrjetet e tyre të korrupsionit”, thuhet në njoftim.

Sanksionet e reja përfshijnë Vladimir Perishiq dhe kompaninë “Elpring doo Laktaši”.