Në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo në ABC, Marko Kepi, kreu i shoqatës “Rrënjë Shqiptare” foli për situatën në SHBA, e cila ka dalë nga zgjedhjet presidenciale me polemizuese në historinë e saj.
Kandidati demokrat, Joe Biden doli fitues, ndërkohë që presidenti në detyrë Donald Trump nuk ka pranuar humbjen, duke krijuar një situatë tranzicioni.
Për Kepin ky tranzicion duket se do të zgjasë, megjithatë sipas tij Trump është i detyruar të pranojë rezultatin, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.
“Diferenca më e vogël që ka është 15 mijë vota. Deri në 20 janar është Trump në fuqi. Mund ta vonojë tranzicionin por nuk shoh se do të ketë ndonjë rrugë tjetër. Unë nuk shoh se do të ketë rezultat edhe nëse dërgohet në gjykatë supreme”, u shpreh ai.
Më tej, Kepi foli për protestat e zhvilluara në disa shtete të SHBA, ndërsa thotë se trazirat janë organizuar nga kundërshtarë të Trump, që ai i cilëson si njdrëz të paguar.
“Nuk janë mbështetësit e Trump që bëjnë rrëmujë, por jan kundërshtarët e tij. Këta nuk janë thjehstë njerëz që kanë një opinion ndryshe. Ata janë grupe të paguara nga fondacioni Soros, nga disa grupe liberale ekstreme. Nuk e shoh të arsyeshme për ansjë njeri qe të dalë në rrugë dhe të djegë. Janë të sponsorizuar nga diksuh. Paguhen për të bërë kaos”, deklaroi ai.