Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt

schedule23:51 - 17 Janar, 2021

schedule 23:51 - 17 Janar, 2021

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden, Jake Sullivan deklaroi se opozitari rus Alexei Navalnyt i cili u arrestua sot sapo zbriti në Aeroportin e Moskës, duhet të lirohet menjëherë.

Ai thotë se sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm shkelje e të drejtave të njeriut por fyerje ndaj popullit rus.

“Navalny duhet të lirohet menjëherë, dhe autorët e sulmit të egër mbi jetën e tij duhet të mbajnë përgjegjësi. Sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre”, tha Sullivan.



Policia ruse arrestoi opozitarin rus në Aeroportin Sheremetyevo sonte ndërsa po përgatitej të kalonte kontrollin e pasaportës./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!