SHBA i dhuron Shqipërisë pajisje me vlerë 110 mijë dollarë: Do përdoren për sigurinë në burgje

schedule18:16 - 11 Shkurt, 2022

schedule 18:16 - 11 Shkurt, 2022

Ambasada e SHBA i ka dhuruar drejtorisë shqiptare të Burgjeve pajisje me vlerë 110 000 dollarë që do shërbejnë për sigurinë dhe komunikimin në shërbimin peniteciar në vendin tonë.

Në një postim në faqen zyrtare, ambasada njofton se pajisjet i japë dorëzuar kreut të drejtorisë3 së Burgjeve Admir Abrija nga Drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell.

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformën e burgjeve, Drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell i dorëzoi këtë javë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija mbi 110,000 dollarë pajisje sigurie dhe komunikimi për Shërbimin Peniteciar të Shqipërisë.

Ambasada e SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në përmirësimin e sigurisë së burgjeve dhe zhvillimin e një sistemi penintenciar modern dhe mirëfunksional që mbron publikun dhe siguron një sistem burgjesh të sigurt, njerëzor dhe efikas”, shkruan ambasada.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!