SHBA paralajmëron se Gaza mund të përballet me një luftë të përhershme nëse Izraeli dhe Hamasi nuk nënshkruajnë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni vlerëson se Hamasi ka rekrutuar pothuajse aq anëtarë të rinj sa kishte humbur gjatë luftës kundër Izraelit deri më tani.
“Sa herë që Izraeli përfundon operacionet e tij ushtarake dhe tërhiqet Hamasin, militantët rigrupohen dhe rishfaqen sepse nuk ka asgjë tjetër për të mbushur boshllëkun.
Në të vërtetë, ne vlerësojmë se Hamasi ka rekrutuar pothuajse aq shumë militantë të rinj sa ka humbur”, tha Blinken në Këshillin Atlantik të martën.
“Kjo është një recetë për një kryengritje të qëndrueshme dhe luftë të përhershme”, shtoi ai.
Më herët të martën, burimet thanë se Hamasi kishte rënë dakord për një projekt marrëveshje. Drafti tregon tre faza ku pengjet do të lirohen në grupe dhe do të shkëmbehen me të burgosur të Hamasit derisa të plotësohen kushtet për një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës./abcnews.al