Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

SHBA godet hakerat iranianë/ FBI mbyll faqen e internetit të grupit që sulmoi kompaninë amerikane

schedule15:18 - 20 Mars, 2026

schedule 15:18 - 20 Mars, 2026

FBI amerikane se ka sekuestruar faqen e internetit të një grupi hakerash të lidhur me Iranin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj një kompanie amerikane pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme në muajin shkurt.

Faqja e internetit u zëvendësua me një imazh standard me logot e Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.

Autoritetet e zbatimit të ligjit përcaktuan se domeni ishte përdorur për të kryer, lehtësuar ose mbështetur aktivitete kibernetike dashakeqe në emër të, ose në koordinim me, një aktor shtetëror të huaj, në këtë rast Irani.



Grupi, i quajtur Handala, besohet të ketë qenë në krye të këtij aktiviteti, në një operacion nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Iranit.

Javën e kaluar, Handala mori përsipër hakimin e Stryker, një kompani teknologjike mjekësore me seli në Michigan me zyra në të gjithë botën.

Ndërsa nuk ka asnjë tregues se sulmi kibernetik i Stryker ishte teknologjikisht i sofistikuar, ai ndërpreu “përpunimin, prodhimin dhe transportin e porosive” të kompanisë.

Megjithatë, nuk është e qartë se sa i madh mbetet kërcënimi i hakerave iranianë në Shtetet e Bashkuara. Si Izraeli ashtu edhe ushtria amerikane janë ende të angazhuara në sulme të vazhdueshme kundër ushtrisë iraniane dhe objektivave, por edhe ndaj objektivave që përbëjne ndër të tjera rrezik digjital.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!