SHBA, Franca dhe Rusia: Thirrje për ndaljen e luftimeve në Nagorno Karabak

schedule15:52 - 1 Tetor, 2020

schedule 15:52 - 1 Tetor, 2020

Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar mes forcave armene dhe atyre azere, derisa të dyja palët po injorojnë thirrjet e përsëritura nga udhëheqësit ndërkombëtarë për të ndalur luftimet mbi rajonin e Nagorno Karabakut.

Numri i të vdekurve ka shënuar rritje gjatë luftimeve më të ashpra që nga vitet 1990 rreth rajonit i cili është pjesë e Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga banorët kryesisht etnikë armenë.

Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje më 1 tetor për “një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve”.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, presidentët Emmanuel Macron, Vladimir Putin dhe Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që “të angazhohen për të rifilluar negociatat thelbësore, me mirëbesim dhe pa parakushte”, nën kujdesin e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se gjatë natës, forcat e saj kryen “sulme artilerie kundër pozicioneve të forcave armene në territoret e okupuara”. Separatistët etnikë armenë në Nagorno Karabak thanë që të dyja palët shkëmbyen zjarr, duke e përshkruar situatën përgjatë vijës së frontit si “të tensionuar”.

Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë që kur shpërthyen luftimet më 27 shtator.

Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!