SHBA do të ndalojë shkarkimin e platformës kineze TikTok duke nisur nga e diela

schedule15:26 - 18 Shtator, 2020

schedule 15:26 - 18 Shtator, 2020

Departamenti i Tregtisë pritet që të kufizojë eksesin në platformat kineze TikTok dhe WeChat nga e diela.

Lëvizja e radhës pritet pasi urdhrat ekzekutive të dhëna nga administrata Trump kundër dy aplikacioneve pritet që të hyjnë në fuqi, shkruan abcnews.al

Departamenti njoftoi të premten se duke nisur nga e diela, çdo lloj lëvizjeje për të shpërndarë apo mbajtur WeChat apo TikTok në “App store” do të jetë e ndaluar.

Apple dhe Google nuk kanë dhënë një përgjigje ende lidhur me këtë kërkesë.

Përdoruesit që i kanë të shkarkuara këto aplikacione mund t’i mbajnë në celularët e tyre, por për ta nuk do të ketë versione të përditësuara.

“I vetmi ndryshim i vërtetë duke nisur nga mbrëmja e së dielës është se përdoruesit nuk do të kenë akses në versionet e përditësuara, apo në mirëmbajtje,” u shpreh për Fox Business Sekretari i Shëndetësisë Wilbur Ross.

Po ashtu, duke nisur nga e diela,  do të jetë e paligjshme mbajtja ose transferimi i trafikut të internetit të lidhur me WeChat, tha Departamenti në një njoftim.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për TikTok që nga 12 nëntori, shtoi ai. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!