SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton dy projektligje që legalizojnë abortin

schedule03:28 - 16 Korrik, 2022

schedule 03:28 - 16 Korrik, 2022

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi sot,vetëm me votat e demokratëve, dy projektligje që synojnë sigurimin e mbrojtjes për gratë që dëshirojnë të bëjnë abort, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që rrëzoi praktikën gjyqësore ekzistuese më parë.

Mefjithatë dy projektligjet e kanë të pamundur të kalojnë në Senat .

“Vetëm tre javë më parë, Gjykata e Lartë i dha një goditje të rëndë të drejtave tona themelore”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Kjo është arsyeja pse ne do të marrim masa të reja për të mbrojtur lirinë riprodhuese të grave,” shtoi ajo pak përpara fillimit të votimit, i rrethuar nga deputetë të veshur me të gjelbër, ngjyrën e lëvizjes pro abortit.

I pari nga dy projektligjet legalizon abortin sërish në nivel federal.

Ndësra projektligji i dytë siguron mbrojtje për gratë që udhëtojnë nga një shtet në tjetrin për të kryer një abort.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, shumë shtete në SHBA kanë ndaluar tashmë abortet.

Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mobilizohennë zgjedhjet afatamesme dhe t’u japin demokratëve një shumicë të madhe në Senat për të miratuar projektligje që do të mbronin këtë të drejtë për gratë.

Por pothuajse gjithmonë në zgjedhjet afatmesme partia në pushtet shënon humbje. Për këtë arsye ekziston probabiliteti që demokratët të humbasin shumicën marxhinale që kanë aktualisht në Senat./abcnews.al/