SHBA dhe NATO premtojnë unitet në trajtimin e sfidave

schedule23:35 - 19 Nëntor, 2019

schedule 23:35 - 19 Nëntor, 2019

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo niset të martën në Bruksel për të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s për t’u takuar me aleatët kryesorë të saj.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, “Sfidat e reja të sigurisë dhe kërcënimet si terrorizmi dhe siguria e energjisë” do të kryesojnë axhendën e bisedimeve të zotit Pompeo përpara takimit të udhëheqësve të NATO-s në Londër në muajin dhjetor.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja premtuan unitet në trajtimin e sfidave, përfshirë luftën kundër terrorizmit, kërcënimet në internet dhe forcimin e sigurisë së energjisë, shtatë dekada pas vendosjes së partneritetit ndër atlantik. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha javën e kaluar për “Zërin e Amerikës” se “Bota jeton sot në një kohë krejtësisht të re ku ka terrorizëm, ku balanca e forcës po ndryshon në shkallë globale.” Të gjithë aleatët e NATO-s janë pjesë e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in, i përqendruar te grupi terrorist Shteti Islamik./abcnews.al