Shtetet e Bashkuara besojnë se luftanija ruse “Moskva” që u fundos në Detin e Zi u godit nga dy raketa ukrainase. Kështu ka thënë një zyrtar i lartë amerikan.
Kiev ka deklaruar se raketat e tyre goditën anijen, por Rusia nuk ka raportuar ndonjë sulm dhe pretendon se anija u mbyt pasi një zjarr shkaktoi shpërthimin e municioneve të saj.
Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se ata goditën “Moskva” me raketa Neptun të prodhuar nga Ukraina, një armë e krijuar pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, e cila rriti kërcënimin detar ndaj Ukrainës në Detin e Zi. /abcnews.al