SHBA: 8-10 gjeneralë rusë janë vrarë në luftë në Ukrainë

schedule17:34 - 10 Maj, 2022

schedule 17:34 - 10 Maj, 2022

SHBA ka konfirmuar se nga tetë deri në dhjetë gjeneralë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë.

Ukraina ka pretenduar vdekjen e 12 gjeneralëve deri më tani, por Rusia nuk e ka konfirmuar shifrën. Disa nga vdekjet janë kundërshtuar nga zyrtarët rusë.

Gjeneralmajor Magomed Tushayev dyshohet se u vra gjatë një prite nga shërbimi ukrainas i sigurisë, por udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov më vonë postoi një video që thuhej se e tregonte atë të gjallë.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet ukrainase, gjenerallejtënant Andrey Mordvichev u vra në një sulm të artilerisë ukrainase në aeroportin Chornobayivka në Raionin Kherson.

Megjithatë, u shfaqën pamjet që supozonin se ai takohej me komandantë të tjerë në Mariupol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!