SHBA- Tre fëmijë humbën jetën dhe dy u plagosën në një sulm në shtetin amerikan të Teksasit. Sipas KTVT-TV, është marrë një raport se dje ka ndodhur një sulm në një shtëpi në rajonin Italy të Teksasit rreth orës 16:00 me kohën lokale.
Nga sulmi humbën jetën tre fëmijë, ndërsa dy fëmijë janë plagosur u dërguan në spital me helikopter. Sipas WFAA-TV, autoritetet kanë ndaluar në rajonin Ellis një grua të dyshuar, e cila u mësua se ishte nëna e pesë fëmijëve në fjalë. Vazhdojnë hetimet se pse dhe si u krye sulmi.