Gjatë takimit të humbur me rezultatin 3 me 2 ndaj Zvicrës, Dragan Stojkoviç e ka humbur tërësisht toruan, duke kryer sjellje skandaloze, jashtë çdo norme etike, në një ndeshje futbolli të një niveli kaq të lartë.
Hebem vam mamu u pi.ku siptarsku !
Dragan Stojkovic Piksi ???? pic.twitter.com/EziYH8FVZ9— Miloš Krstić (@Shomy2211) December 2, 2022
Në minutën e 35’ të takimit, kur sulmuesi serb Dusan Vlahovic, sapo kishte “gjetur” golin e avantazhit të përkohshëm të Serbisë, kamerat kanë vënë në fokus teknikun Stojkoviç, i cili gëzon golin e shënuar, duke sharë shqiptarët.
Për vetë serbë apo atë ata që arrijnë të kuptojnë gjuhën e tyre, nuk do të ishte fare e vështirë, për të kuptuar urrejtjen me të cilën shprehet Stojkoviç.
Jebem vam majku Šiptarsku u pičku. Nisam siguran al moj Srpski je relativno OK, diplomirao sam ćirilicu ??? pic.twitter.com/42CSE2gaLH
— Darko (@culdarko) December 2, 2022
Megjithatë, përgjigjen e merituar ai e mori nga dyshja Shaqiri-Xhaka, me Xherdanin i cili shënoi 1 gol, si dhe krijoi raste të pafundëta shënimi, ndërsa Xhaka tregoi në mënyrën më të mirë të mundshme, se si duhet të sillet një lider i vërtetë, në situata të tilla. /i.m /abcnews.al