Shatërvani historik i Piazza di Spagna në Romë, bëhet i zi

schedule14:35 - 1 Prill, 2023

schedule 14:35 - 1 Prill, 2023

Aktivistët italianë kanë protestuar ndaj heshtjes së autoriteteve për ngrohjen globale.

Mediat vendase shkruajnë se këtë të shtunë aktivistët kanë hedhur bojë të zezë mbi shatërvanin historik në Piazza di Spagna të Romës. Shatërvani është një nga pikat më qendrore të qytetit të përjetshëm dhe ky shatërvan i veçantë është projektuar dhe ndërtuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë.

Është një lëng që përmban qymyr ”, thanë aktivistët që sipas mediave italiane i përkasin organizatës “Brezi i fundit”.

Ata me njoftimin e tyre protestojnë kundër indiferencës së organeve kompetente, në lidhje me rritjen e temperaturës së planetit./abcnews.al