Xherdan Shaqiri është një nga lojtarët më të rrezikshëm të Zvicrës. Lojtari nga Gjilani po e pret me padurim sfidën e mbrëmjes së nesërme ndaj Italisë, e vlefshme për grupin A në Euro 2020.
“Mezi po pres ta luaj këtë ndeshje dhe të takoj Roberto Mancinin. Ai është një person i shkëlqyer, më vjen mirë që gjërat me Italinë po i ecin mirë“, deklaron sulmuesi i krahut.
Më pas një koment për ekipin kundërshtar. “Italia është një skuadër shumë e mirë, ndër favoritet për fitimin e trofeut. E pamë ndeshjen e tyre të parë dhe m’u bë qejfi për Mancinin, është një trajner i shkëlqyer.
Do të jetë një sfidë e madhe për ne, do tentojmë të shënojmë sa më shumë gola. Duhet të bëjmë kujdes, pasi nuk është më Itali klasike që mbrohet. Ky ekip është spektakolar“, deklaron 29-vjeçari i Liverpool. /abcnews.al