Xherdan Shaqiri ishte ylli i sotëm i Europianit. Sulmuesi i Zvicrës shënoi dy gola, njëri prej tyre spektakolar, në fitoren e skuadrës së tij me shifrat 3-1 ndaj Turqisë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin. Pas ndeshjes gjilanasi foli për mediet.
“Bëmë gjërat e duhura ndaj një ekipi mjaft të fortë. Tani duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Duhej të fitonim sot dhe bëmë një ndeshje të mirë. Kishte edhe dy raste të tjerë që i humbëm sepse mund të kishim shënuar më shumë. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme.
Jemi të kënaqur me rezultatin. Goli i parë ishte i veçantë, me këmbën time të djathtë, më të dobëtën. Sigurisht u lumturova te të dyja rrjetat. Jam i lumtur me paraqitjen time dhe shumë i lumtur që isha në gjendje të ndihmoja ekipin”, u shpreh Shaqiri. /abcnews.al