Shaqiri “digjet” nga dielli, mediat angleze thumbojnë: Është bërë si fanella e Liverpool

schedule15:20 - 5 Gusht, 2020

schedule 15:20 - 5 Gusht, 2020

Mesfushori i Liverpool, Xherdan Shaqirin, ka zgjedhur ishullin e Ibizës për të kaluar pushimet e tij. Shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës është parë në një jaht luksoz nën shoqërinë e tre vajzave, por mediat angleze e kanë ngacmuar për diçka tjetër.

Siç duket qartë nga fotot, Shaqiri është djegur nga dielli dhe ngjyra e tij e lëkurës është e kuqe. Mediat angleze shkruajnë se 28-vjeçari ka harruar kremin e diellit dhe është bërë tamam si fanella e Liverpool.

Kujtojmë se Xherdani sapo është shpallur kampion me “The Reds”, por ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Anglisë dhe në sezonin tjetër. Këtë sezon minutat për të ishin shumë të pakta nga Jurgen Klopp dhe kjo mund të jetë arsyeja se pse ai mund të kërkojë largimin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!