Një 44-vjeçare është arretuar nga policia në Sarandë.
Ajo, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.
44-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”./abcnews.al

