Shantazh dhe gjobë nga SHBA, United mes dy zjarresh prej hakerave

schedule12:36 - 28 Nëntor, 2020

schedule 12:36 - 28 Nëntor, 2020

Pak javë më parë klubi i Manchester United ra pre e hakerave, pasi faqja e tyre zyrtare u sulmua. Tashmë ndaj anglezëve shfaqet një kërcënim i dytë sepse do të përballet me një gjobë të majme nëse dorëzohet në luftën ndaj këtyre hakerave kibernitikë.

Sipas raportimit të “Sportsmail”, United mund të shpërblehet me miliona paund për këtë sulm që pësoi ose rrezikon mundësinë që informacionin e saj të brendshëm të rrjedhi në public.

Nëse vërtetohet që ata kanë paguar hakerat për të anuluar sulmin, atëherë kjo bie ndesh me legjislacionin e ri të SHBA-së, që dënon me 20 milion dollarë këtë veprim.

Edhe pse “Djajtë e Kuq” e kanë qendrën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, klubi është në pronësi të familjes Glazer dhe si pasojë janë të listuar në Bursën e New York-ut.

Pikërisht për këtë arsye ata i nënshtrohen ligjit amerikan. Kështu Manchesteri rrezikon një gjobë të majmë edhe pse nuk janë në dijeni të identitetit të kriminelëve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!