Kur hyri në fushë, padyshim që ishte I emocionuar dhe I tensionuar.
Kristian Asllani e ndjen çdo ditë sesa përgjegjësi e rëndë është që të luash për Interin, një nga tre gjigandët e Italisë, ndërsa në ndeshjen më të veçantë të karrierës, ai pati një fat, të cilin e meritoi.
Mesfushori I kombëtares shqiptare hyri vetëm në momentet e fundit në formacion për sfidën e Kupës së Italisë kundër Udinezes në “San Siro”, dhe kjo sepse lojtari tjetër I mesfushës, Nikolo Barela, pati dëmtim.
Krejt normale, sepse në futboll dhe në jetë duket edhe fati që të arrish suksesin.
Asllani e shfrytëzoi plotësisht shansin e tij duke shënuar golin më të bukur të karrierës, direkt nga goditja e këndit.
Po flasim për një futbollist që ka vetëm 25 rrjeta deri tani si profesionist.
Kristiani u barazua me legjendën e mëparshme zikaltër, Alvaro Rekoba, dhe trajneri Simone Inzagi u shpreh shumë I kënaqur për të, por edhe për të tjerët.
“Nuk kisha asnjë dyshim për lojtarët që hodha në fushë. Ndoshta, njerëzit mendonin se mund të zëvendësoja 8 apo 9, dhe jo vetëm katër. Nuk doja ta ndryshoja shumë ekipin. Gjithsesi, të gjithë ata që luajtën e meritonin, dhe për një trajner kjo që pashë këtë herë ishte një sinjal shumë I bukur”.
Paraqitja e Asllanit vërtet ishte shumë e mirë, dhe jo më kot meritoi notën e lartë 7.6, fare pranë atij që u shpall si Lojtari I ndeshjes, Marko Arnautoviç. Në të ardhmen, përveç fatit do t’i duhet që ta bindë edhe më shumë Inzagin që ta cilësojë të barabartë me të tillë si Çalhanoglu apo Barela. /abcnews.al